Depresioni dhe melankolia janë të shpeshta gjatë stinës së dimrit. Nëse vëreni se jeni të lodhur dhe nën depresion, më shumë sesa gjatë verës, ekziston mundësia që të vuani prej çrregullimit afektiv sezonal.
Rreth 10-20% e popullatës botërore vuajnë nga ky çrregullim, ndërsa që shumica ndjejnë mungesë energjie dhe vullnet për punë. Shkaktari është mungesa e dritës dhe rrezeve të diellit, që shkakton në ndryshime hormonale, transmeton Telegrafi.
Ekzistojnë shumë shenja të çrregullimit afektiv sezonal: ndryshimet në oreks, dëshira për ëmbëlsira, shtimi në peshë, ndryshimet në shprehitë e gjumit, shmangja e situatave shoqërore, zvogëlimi i aftësisë së përqendrimit, pakësimi i nivelit të energjisë.
Këshilla për disponim të mirë gjatë ditëve të dimrit
Dilni përjashta!
Provoni që sa më shumë kohë të kaloni jashtë – ajri i freskët dhe pak dritë aty kah mesi i ditës, te ju do ta zgjojnë nivelin e energjisë.
Sa më shumë dritë në shtëpinë tuaj
Përdorini llambat, në mënyrë që drita të jetë sa më intensive. Po ashtu, do të ishte mirë t’i përdorni qirinjtë me aroma agrumesh. Ata do ta freskojnë dhe ndriçojnë shtëpinë tuaj dhe nxitin disponimin.
Mos mbani syze dielli!
Mbajtja e syzeve të diellit gjatë dimrit, vetëm sa e nxit sekretimin e hormoneve të stresit. Është e zakonshme që kur ka diell t’i mbajmë syzet e diellit, por rrezet e diellit janë ilaçi më i mirë kundër disponimit të keq.
Ndryshojeni mënyrën e të ushqyerit!
Me rëndësi është që ushqimi të jetë i ekuilibruar dhe i llojllojshëm. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni trupit të mbrohet nga ftohjet dhe gripi, e po ashtu do ta pakësoni rrezikun që të preken i nga ky çrregullim afektiv. Nevojitet që ushqimi juaj të jetë i pasur me shumë pemë dhe perime, e po ashtu konsumoni edhe shumë çaj e lëngje të freskëta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë