Nuk njihen rreziqe apo efekte anësore të lidhura me një ekzaminim me Rezonancë Magnetike është pa dhimbje - pacienti nuk mund ta ndiejë atë.
Përderisa nuk përdoren rrezatimet, ekzaminimi mund të përsëritet aq herë sa është e nevojshme, pa ndonjë pasojë. Teorikisht ekziston një rrezik i vogël për fetusin në 12 javët e para të shtatzënisë, për këtë arsye gjatë kësaj periudhe nuk preferohet ky ekzaminim.
Pacienti që të bëjë RM-në duhet të qëndrojë i shtrirë dhe të futet në brendinë e një cilindri të madh, moment ky që mund të jetë problematik për individët që kanë frikë nga hapësirat e mbyllura – klaustrofobik.
Kësaj kategorie të pacientëve shpesh duhet t’u jepet anestetik, transmeton Telegrafi.
Pacientët e tjerë që kanë frikë nga një gjendje e tillë konsultohen paraprakisht me mjekun e tyre, i cili mund t’u japë medikamente që mundësojnë relaksimin.
Aparatura gjithashtu gjatë incizimit lëshon zhurma të konsiderueshme, të cilat mund të jenë të pakëndshme për pacientin.
RM nuk mund të bëhet tek pacientët të cilët kanë implante elektrike, siç është një implant i veshit, PaceMaker, apo kanë në trup metale të tjera siç janë klipset e ndryshme kirurgjikale.
Por, metalet ortopedike si kukat artificial, apo protezat e tjera metalike në kushte normale nuk janë ndonjë problem.
Rezonanca magnetike është metoda diagnostikuese më bashkëkohore, me anë të së cilës mund të kontrollohen të gjitha pjesët e trupit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Këto janë simptomat që i paraprijnë një krize nervore: Çfarë duhet bërë në ato momente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'