LAJMI I FUNDIT:

Çaji i gjelbër fsheh rezultatet e dopingut

Çaji i gjelbër fsheh rezultatet e dopingut

Një hulumtim i fundit në Britani ka treguar se çaji i gjelbër mund të fshehë testosteronet nga testet standarde të përdorura për të zbuluar dopingun.

Në një studim shkencëtarët i kanë shtuar testosteronit çaj të gjelbër dhe ekstrakte të çajit të bardhë dhe e kanë testuar nëse enzima që zakonisht zbulon testosteronin në trup mund ta identifikojë atë. Çaji duket se e zvogëlonte koncentrimin e testostereonit deri në 30 për qind.

Studimi është bërë në laborator dhe shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse do të ketë efekt të njëjtë edhe te njerëzit. Por disa ekspertë thonë se rezultatet janë mjaft intriguese saqë për testimet në Olimpiadë duhet të sillen forma të reja, sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Është interesante se një gjë e zakonshme si çaji mund të ketë një ndikim të madh në profilin e steroideve”, ka thënë Olivier Rabin, drejtor shkencor i Agjencisë Botërore Kundër-Dopingut (WADA). /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori