LAJMI I FUNDIT:

Gjumi jo i mirë e plak trurin

Gjumi jo i mirë e plak trurin

Fjetja e paktë apo e tepërt mund ta çrregullojë rrjedhën e mendimeve dhe ta plakë trurin për shtatë vjet më shumë.

Gjumi më i shkurtër se gjashtë orë ose më i gjatë se tetë orë gjatë natës ndikon në proceset njohëse dhe i çrregullon aftësitë vlerësuese dhe vokabulare. Shkencëtarët paralajmërojnë se fjetja e çrregullt mund të jetë nxitës i sëmundjeve mendore, ndërsa mund të konsiderohet fajtor edhe për vdekjen e hershme.

Shkencëtarët në Universitetin e Londrës kanë treguar se çrregullimet e gjumit gjatë moshës së mesme, më vonë mund t’i dëmtojnë aftësitë njohëse. Këtë përfundim e kanë arritur nëpërmjet testeve që kanë përcaktuar kujtesën, vlerësimin, vokabularin, aftësitë e zërit dhe aftësitë e përgjithshme njohëse.

Nga shtatë deri në tetë për qind e atyre që kishin fjetur më shumë se tetë orë gjatë natës, kishin pasur rezultate të këqija në të gjitha testet e përmendura.


Një e katërta e femrave dhe 18 për qind e meshkujve pjesëmarrës në studim, të cilët kishin fjetur më pak se gjashtë orë, kishin vështirësi me vlerësimin dhe aftësitë vokabulare.

Shkencëtarët thonë se shtatë orë gjumë janë të domosdoshme për funksionimin normal dhe për jetë të shëndetshme. Fjetja më e shkurtë ose më e gjatë ndikon në shumë aspekte jetësore, sidomos në koncentrim, mënyrë të shprehjes, vlerësim dhe në kohë të reagimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori