Pranvera është stina më e mirë për të sjellë trupin në formë. Imuniteti më i fortë do të mbrohet më lehtë nga sëmundjet. Ju sjellim këshilla si të shmangni shkuarjen te mjeku, ndërsa trupin tuaj do ta bëni në mënyrë të përkryer të shëndetshëm.
Puthuni. Po, puthja ndihmon në luftën kundër ftohjes dhe gripit. Shkëmbimi i baktereve rrit mbrojtjen natyrale të trupit dhe forcon sistemin e imunitetit. Është dëshmuar që seksi një herë në javë rrit nivelin e imunoglobulineve, proteinave që ngrenë imunitetin. Përfitimin më të madh do ta nxirrni nëse seksin e kombinoni me puthje.
Dëgjoni muzikë. Dëgjimi i muzikës po ashtu rrit nivelin e imunoglobulineve. Dëgjojeni muzikën më të dashur çdo ditë, të paktën 30 minuta gjatë dhe pas situatave stresuese.
Ecni shpejtë. Hulumtimi ka treguar që shëtitja e shpejtë prej 45 minutash, katër apo më shumë ditë në javë mund të përmirësojë sistemin tuaj të imunitetit dhe rrit tolerancën ndaj dhimbjes. Por mos vraponi, veçanërisht nëse ndieni simptomat e para të ftohjes, sepse vrapimi në momente të tilla mund t’iu dërgojë drejt në shtrat.
Mos i fryni hundët fort. Kur jeni të sëmurë, hunda mbushet me sekrecion. Në vend të fryrjes së fortë, duheni të fryni butësisht secilën vrimë hunde (veç e veç). Fryrja e papritur dhe e fortë mund të shkaktojë kalimin e sekrecionit deri tek si sinuset, me çka rrezikoni që të sëmureni edhe më shumë.
Shmangni ajrin e thatë. Ajri i thatë është bazë e frytshme për ftohjen dhe gripin. Viruset dhe bakteret më lehtë shumohen në ajër të thatë dhe po kështu mund të mbijetojnë më gjatë. Në këtë mënyrë do të sëmureni më lehtë. Ajrosni shtëpinë tuaj shpesh dhe mos harroni të ajrosni hapësirën në të cilën rrini shumë.
Pini kafe. Pirja e lëngjeve të ngrohta, duke përfshirë edhe kafen mund të shpërlajë viruset dhe bakteret në gojën dhe stomakun tuaj. Nëse nuk jeni adhurues i kafes, pini çaj, ujë të ngrohtë ose supë. Po ashtu, provoni ta shpërlani gojën me ujë të ngrohtë, sepse në këtë mënyrë do të largoni të gjitha viruset dhe bakteret.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit