Organizata Botërore e Shëndetësisë (World Health Organization - WHO), për këtë javë ka caktuar takim të veçantë në të cilin duhet të vendoset nëse lloji i tuberkulozit i cili duket rezistent ndaj të gjitha ilaçeve të njohura.
Nëse përgjigjja do të jetë pozitive, ky do të ishe niveli i ri i evoluimit të tuberkulozit nga forma e zakonshme (e cila shërohet për gjashtë muaj), në “tuberkuloz rezistent në shumë ilaçe” (MDR-TB) dhe në “tuberkuloz rezistent në mënyrë ekstensive ndaj ilaçeve” (XDR-TB).
Ekspertët theksojnë që për të gjitha këto forma të rënda të tuberkulozit fajtorë janë njerëzit – mjekët dhe personeli tjetër mjekësor, si dhe pacientët. Ose nuk janë përdorur ilaçe kualitative tek shërimi i tuberkulozit të zakonshëm, ose dozat e ilaçeve kanë qenë të pamjaftueshme ose pacienti nuk e ka përfunduar terapinë, ku të gjitha këto i mundësojnë bakterit të tuberkulozit që të evoluojë dhe të bëhet gjithnjë e më rezistent ndaj antibiotikëve.
Përveç kësaj, kur antibiotikët janë lehtë në dispozicion dhe pa recetë, pacientët i përdorin pa masë dhe sipas gjykimit të tyre, ata shpesh nuk veprojnë kur janë me të vërtetë të nevojshëm.
Tuberkulozi nuk është më sëmundje vetëm e vendeve të pazhvilluara, çka tregon edhe fakti që Londra është shpallur “kryeqyteti evropian i tuberkulozit”. Lëvizshmëria dhe përzierja e popullatës së sotme të botës mundëson që edhe format më të vështira të tuberkulozit të shfaqen aty ku më së paku pritet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë