LAJMI I FUNDIT:

Vitamina A mbron nga kanceri i lëkurës

Vitamina A mbron nga kanceri i lëkurës

Një hulumtim i tillë i bërë para pak kohe ka treguar që doza ditore e vitaminës A mund të mbrojë njerëzit nga kanceri i lëkurës.

Studimi ka zbuluar që retinoli, pjesa kyç e vitaminës A mund të parandalojë krijimin e formës më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, ndërsa efektet më të fuqishme pozitive janë shënuar te femrat. Për befasi të shkencëtarëve vitamina A nga ushqimet natyrale -mëlçia, vezët dhe qumështi nuk ka efektin e njëjtë sikur edhe vitaminat në formë të tabletave.

Studimi i dr. Maryam Asgari dhe kolegëve të saj i cili është publikuar në revistën profesionale “Journal of Investigative Dermatology” është kryer në 69,635 meshkuj dhe femra të cilat kanë konsumuar vitaminën A përmes tabletave apo ushqimit të shëndetshëm.
Rezultatet ishin të pabesueshme, njerëzi të cilët çdo ditë kanë konsumuar vitamina A, dhe me këtë edhe retinol, kanë pasur 60 për qind më pak shanse për të zhvilluar kancerin e lëkurës, ndërsa doza më e madhe e vitaminës në mënyrë të shtuar ka reduktuar rrezikun – njerëzit të cilët kanë konsumuar më shumë se 1,200 miligramë në ditë kanë pasur 74 për qind shanse më të vogla për melanoma.

“Studimi ynë sugjeron për lidhjen në mes konsumimit të tabletave të retinolit dhe madhësisë së melanomës, dhe sidomos në vendet që janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit. Kjo sugjeron që efektet pozitive të retinolit lindin nën ndikim të diellit”, ka thënë dr. Asgari, udhëheqësja e projektit të Institutit hulumtues Kaiser Permanente Northern California Division of Research.


Edhe pse ky hulumtim ka prodhuar rezultate premtuese, shkencëtarët thonë që njerëzit nuk do duhet të fillojnë vetë me trajtim me vitamina, sepse dozat e mëdha mund të jenë të rrezikshme për shëndetin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori