LAJMI I FUNDIT:

Kimikati DBP nga llaku për thonj ka veprim kancerogjen

Kimikati DBP nga llaku për thonj ka veprim kancerogjen

Kimikati Dibutil ftalat (DBP), i cili është pjesë përbërëse e llaqeve për thonj dhe parandalon rrjepjen, në fakt është kancerogjen, ka treguar studimi i Grupit amerikan për mbrojtje të mjedisit.

Gjiganti i kozmetikës, Estee Lauder, ka larguar DBP nga produktet e veta, ndërsa OPI, Essie dhe Sally Hansen e përdorin ende, shkruan portali OurVanity. Në SHBA, Asociacioni për ushqim dhe ilaçe miraton produktet, por nuk ka ligj i cili kërkon verifikimin nëse ato produkte janë me të vërtetë të sigurta. Unioni Evropian në vitin 2004 ka ndalur përdorimin e DBP-së për çka OPI ka ndryshuar llaqet për tregun evropian, por jo edhe për atë amerikan.

Zëdhënësit e kompanisë kozmetike OPI pohojnë që niveli i DBP-së është i ulët dhe nuk paraqet rrezik shëndetësor. Përveç kësaj; dëm më të madh shkakton thithja e avujve nga llaku, dhe jo vetë llaku në thonj. “Produktet, para se të vijnë në treg testohen vetëm në reagimet momentale, por nuk mendohet për pasojat afatgjate, si kanceri apo helmimi”, thekson Lauren Sucher nga Grupi për mbrojtje të mjedisit.

Hulumtimet.e mëhershme të Qendrës amerikane për kontrolle të sëmundjeve kanë treguar që niveli i DBP-së është jashtëzakonisht i lartë tek të gjithë femrat e testuara në moshën prej 20 deri 40-vjeçare. Kampanja botërore për kozmetikë më të sigurt kërkon nga shtëpitë e mëdha të kozmetikës si Avon, L’Oreal, Revion dhe Procter&Gamble të largojnë DBP-në e dëmshme nga produktet e veta. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori