LAJMI I FUNDIT:

Duhanpirja pasive shton rrezikun për ekzemë te fëmijët

Duhanpirja pasive shton rrezikun për ekzemë te fëmijët

Ekspozimi pasiv ndaj duhanit në tre muajt e fundit të shtatzënisë është i lidhur me rrezikun më të madh të shfaqjes së ekzemës te fëmijët- tregon një hulumtim i shkencëtarëve japonezë.

Studimet e mëparshme kanë treguar për shpeshtësi më të madhe të astmës dhe infeksioneve respiratore te fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë qenë të ekspozuara ndaj tymit të duhanit.

Nga ana tjetër, është konfirmuar se duhanpirja pasive në gjashtë muajt e parë të shtatzënisë nuk paraqet rrezik për ekzemë te fëmijët.

Rezultatet e këtij studimi janë të bazuara në përcjelljen e 1.400 fëmijëve të moshave nga dy deri në 18 muaj. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori