LAJMI I FUNDIT:

Përkujdesja për shputat diabetike

Përkujdesja për shputat diabetike

Dhembja diabetike e shputës së këmbës është e shpeshtë në mesin e njerëzve që vuajnë nga diabeti, e sidomos tek ata me tipin II-të.

Shpesh, sëmundja komplikohet me ngushtim të enëve të gjakut që shpesh çon deri tek zvogëlimi i qarkullimit të gjakut në pjesët e poshtme të këmbëve dhe në shputa. Qarkullimi i dobët kontribuon në dhembjen diabetike të shputës. Kjo ndodh për shkak se me uljen e qarkullimit të gjakut, ulet edhe sasia e oksigjenit dhe materieve ushqyese që furnizojnë përmes gjakut lëkuren dhe indet tjera, duke shkaktuar kështu shërim të ngadalshëm të lëndimeve që mund të shkaktohen gjatë aktiviteteve të përditshme.

Përcillini këshillat e mëposhtme për përkujdesjen e shputave – ato mund t’ju ndihmojnë në parandalimin e lëndimeve si dhe ta ulin rrezikun për infektime të këtyre pjesëve të trupi:

Mos ecni zbathur
Shmanguni nga uji shumë i ngrohtë ose shumë i ftohtë.
Mbathni çorape gjatë gjithë kohës. Mos mbathni çorape të thurura. Provoni çorapet e lëmuara që janë të fabrikuara veçanërisht për përkujdesjen e shputës diabetike.
Pastroni shputat tuaja për ditë dhe i thani ato me kujdes.
Mos përdorni kremra yndyrore në mes gishtave tuaja
Mos përdorni substanca kimike për largimin e sipërfaqeve të brinjëzuara. Mos i këputni vet sipërfaqet e brinjëzuara.
Mos mbani këmbët kryq. Kjo mund të shkaktoj presion në nerva dhe enë të gjakut të këmbëve tuaja
Mos e konsumoni duhanin.
Kontrolloni brendinë e këpucëve tuaja nëse ka ndonjë objekt të fortë në to apo hapësira të vrazhda që do të mund t’ju dëmtonin shputën.


/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori