LAJMI I FUNDIT:

Kafeina ruan memorien e femrave

Kafeina ruan memorien e femrave

Pirja e tre ose më shumë filxhanëve me kafe ose çaj në ditë mund të ndihmojë gratë e moshuara ta ruajnë memorien.

Hulumtuesit e Institutit Kombëtar Francez për Shëndetësi dhe Hulumtime Mjekësore, kanë studiuar 7.000 burra dhe gra të moshës mbi 65 vjeçare (vitet mesatare: 74), në tre qytete të Francës: Bordeaux, Dijon dhe Montpellier.

Në fillim të studimit, të gjithë pjesëmarrësit janë pyetur rreth sasisë së kafeinës së marrë, përfshirë edhe medikamentet e marra, pasi që disa prej tyre përmbajnë kafeinë. Disa kishin pirë edhe kola ose kakao, të cilat po ashtu përmbajnë kafeinë. Më pastaj, ata kanë kaluar në disa teste të aftësive mentale, përfshirë testimin e memories të bazuar në listën e fjalëve. Ata i kanë përsëritur këto teste edhe pas dy vitesh dhe sërish pas katër vitesh prej fillimit të studimit.

Gratë të cilat kishin pirë së paku tri filxhanë kafe ose çaj në ditë, që nga fillimi i studimit kanë treguar më pak rënie në testimet e tyre gjatë studimit, krahasuar me gratë të cilat kanë raportuar se kanë konsumuar një filxhan kafe ose çaji në ditë.


Por, sa ka ndikuar kjo tek burrat? Të dhënat tregojnë se nuk ka ndonjë përfitim tek burrat. Kjo mund të jetë si rezultat i asaj se gratë mund të jenë më shumë të ndjeshme ndaj efektit të kafeinës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori