LAJMI I FUNDIT:

Malaria: Fillimi i fundit të saj?

Malaria: Fillimi i fundit të saj?

Shkencëtarët nga Universiteti i Kembrixhit thonë se kanë ardhur deri tek një zbulim i madh: zbulim që mundëson zhdukjen e plotë të malaries!

Ky synim i kamotshëm është shumë afër të arrihet, duke ju falënderuar zbulimit të përbërësit kyç në qelizat e kuqe të gjakut të njeriut që sipas të gjitha gjasave ka rolin kryesor në zhvillimin e ciklit jetësor të parazitit të malaries në trupin e njeriut. Thënë më troç, parazitit vdekjeprurës i është zbuluar “Thembra e Akilit”.

Kjo nënkupton se tani është e mundshme të prodhohet vaksina e cila e bllokon zhvillimin e parazitit në personat e infektuar – gjë që, sipas shkencëtarëve, do ta parandaloj edhe zhvillimin e sëmundjes por edhe bartjen e saj nëpërmes mushkonjave.

Malaria është një nga vrasësit më të mëdhenj të fëmijëve në botë. Rreth një milion njerëz vdesin nga kjo sëmundje, kryesisht fëmijë nën moshën 5 vjeçare nga Afrika Sub- Sahariane.


Me dekada shkencëtarët kanë provuar ta prodhojnë vaksinën e cila do ti mbronte njerëzit nga infektimi ose për të mundësuar kontrollimin e zhvillimit të parazitëve pasi që ato e kanë infektuar trupin. Por për shkak të ciklit jetësor shumë të komplikuar të parazitit, kjo gjë ka qenë shumë e vështirë.

Por tani, Julian Rayner nga Instituti Sanger, thotë se është gjetur proteina kryesore që paraqet “drynin” në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut të njeriut në të cilën mushkonjat e fusin “çelësin” e tyre dhe e aktivizojnë infeksionin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori