LAJMI I FUNDIT:

Femrat pësojnë dëmtim më të shpejtë nga abuzimi me alkool

Femrat pësojnë dëmtim më të shpejtë nga abuzimi me alkool

Femrat pësojnë 50% reduktim të të ashtuquajturit funksionit të serotoninës në trurin e tyre pas katër viteve të konsumimit të tepërt të alkoolit, nxjerr përfundim studimi i bërë nga hulumtuesit e Universitetit të Geteburgut.

Serotonina është përçuese nervore në tru, që mes tjerash, është kyçe në zhvillimin dhe trajtimin e depresionit dhe ankthit kronik.
Gjithashtu ajo i rregullon kontrollet e impulseve, si dhe na mundëson fjetjen dhe të qëndruarit të zgjuar.

Femrat e nënshtruara hulumtimit kanë thënë se mesatarisht i kanë pirë rreth 12 shishe verë në javë për rreth katër vite, gjersa meshkujt në studim kanë pirë sasi të njëjta, por për 12 vite.

“Ne e kemi vërejtur se dëmtimet e njëjta janë paraqitur tek femrat për periudhë kohore tre herë më të shkurtër," thotë Dr. Berglund.


"Ne nuk u befasuam se funksioni i serotoninës ishte dëmtuar nga individit e varur nga alkooli, por u befasuam të gjejmë fakte se femrat janë shumë më të ndjeshme, madje edhe në tru,” tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori