LAJMI I FUNDIT:

Mund të mjekohet alergjia në kikirikë?

Mund të mjekohet alergjia në kikirikë?

Studimi i shkencëtarëve amerikanë pranë Universitetit Northwestern në Chicago, tregon se ekziston mundësia e trajtimit të alergjisë në kikirikë.

Edhe pse deri më tani testimet e tyre janë realizuar vetëm te minjtë eksperimentalë, hulumtuesit besojnë se qasje e njëjtë mund të përdoret edhe te njerëzit që janë alergjikë në llojet tjera të ushqimit.

Është treguar se me anë të lidhjes së proteinave të kikirikëve përmes leukociteve të kafshëve, mund të ndalet reaksioni alergjik, i cili do të ndodhte në rast se minjtë të konsumonin kikirikë.

Shkencëtarët sqarojnë se kombinimi i proteinave dhe leukociteve e ‘mashtron’ sistemin imunitar të kafshëve alergjike dhe kështu pengohet shoku anafilaktik. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori