LAJMI I FUNDIT:

Qeshja ilaç i mirë kundër demencës

Qeshja ilaç i mirë kundër demencës

Qeshja mund të jetë bar i mirë për personat e moshuar të cilët vuajnë nga demenca, ndërsa më e mira është se nuk ka efekte anësore.

Terapeuti australian, Jean-Paul Bell, është i specializuar për terapinë me humor dhe puna e tij është bazë për studimet shkencore rreth ndikimit të qeshjes në disponim, ngacmim, apo çrregullim në sjellje te pacientët me demencë.

Ideja e programit të tij të quajtur “Play-up” është që t’i nxisë pacientët që të luajnë më shumë, sepse Bell dhe bashkëpunëtorët e tij besojnë se pacientët me demencë mund të luajnë deri në frymën e fundit.

Studimi i quajtur “Smile” (“Qeshja”) gjatë tre viteve ka përcjellë ndikimin e terapisë me humor te më shumë se 400 banorë në 36 shtëpi pleqsh në Australi. Kjo terapi është treguar e kënaqshme për këta pacientë, ndërsa për më shumë, tek ata është vërejtur shqetësim më i vogël. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori