LAJMI I FUNDIT:

Kontraceptivët ndikojnë në kujtesë

Kontraceptivët ndikojnë në kujtesë

Një studim i ri ka treguar se femrat të cilat marrin pilula kontraceptive ndodhitë i kujtojnë ngjashëm sikurse meshkujt, ndërsa ato te të cilat cikli rregullohet në mënyrë natyrore, u kushtojnë më shumë rëndësi detajeve dhe shfrytëzojnë gjysmën e majtë të trurit.

Participantet të cilat kanë përdorur pilula kontraceptive kanë mundur të kujtojnë më pak detaje të ndonjë ndodhie, megjithatë dallimi kishte qenë shumë i vogël.

Psikologët thonë se këto rezultate do të mund të ofrojnë përgjigje rreth çështjes pse femrat më shpesh se meshkujt vuajnë nga stresi post-traumatik, si edhe do të ofrojnë njohuri për dallimin në kujtesë që është i bazuar në gjini.

Meshkujt për kujtesë e shfrytëzojnë gjysmën e djathtë të trurit dhe më mirë e mbajnë mend atmosferën sesa detajet. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori