LAJMI I FUNDIT:

Helm nga bocat e fëmijëve

Helm nga bocat e fëmijëve

Meqenëse shumë shkencëtarë që moti kanë paralajmëruar ndikimin e dëmshëm të bisfenolit A (substancë kimike e pranishme në bocat plastike të fëmijëve), Qeveria kanadeze është shumë pranë proklamimit të këtyre bocave si të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.

Bisfenoli A, e pranishme në kënaçe dhe produktet plastike, përfshirë këtu edhe shishet e fëmijëve, mund të jetë e lidhur me pubertetin e hershme, si edhe me zhvillimin e kancerit të gjirit dhe të prostatës në fazat e mëvonshme jetësore, kanë njoftuar shkencëtarët amerikanë nga Programi Kombëtar Toksikologjik.

Pas zbulimit të tyre, ata kanë kërkuar nga Agjencia për Ushqim dhe Barna që të caktojë qëndrimet e saja në lidhje me sigurinë e bisfenolit A te fëmijët. Megjithatë ata janë përgjigjur negativisht duke thënë: “Nuk mund të vërtetohet ndikimi negativ i bisfenolit A te zhvillimi i fëmijëve. Për ta ndërprerë përdorimin e tij janë të nevojshme studime të mëtutjeshme”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori