LAJMI I FUNDIT:

Kanabisi lehtëson dhimbjen te pacientët me kancer

Kanabisi lehtëson dhimbjen te pacientët me kancer

Si pjesë e një eksperimenti, pacientëve të sëmurë nga kanceri të cilët mjekohen në spitalin “North Manchester General and Fairfield” në Bury, mjekët u kanë përshkruar bar të përfituar nga bima e marihuanës me emrin ‘Sativex’, i cili relakson muskujt e tyre.

Bari, i cili përmes spërkatësit vendoset nën gjuhë dhjetë herë në ditë, vërtet u ndihmon këtyre pacientëve.

Pacientët që janë në fazën e fundit të sëmundjes nga kanceri janë pjesë e këtij eksperimenti, mirëpo nëse rezulton i suksesshëm, bari në fjalë do të përdoret në lehtësimin e dhimbjeve edhe në stadet dhe sëmundjet tjera.

Bari mund të blihet me recetë në Britani të Madhe. Nga viti i kaluar atë e përdorin pacientët me sklerozë multiple, ndërsa kjo është hera e parë që ai përdoret në një spital.


“Shumica e hulumtimeve të kancerit fokusohen në mjekimin e sëmundjes, por jo edhe në lehtësimin e dhimbjeve. Është me rëndësi të përmendet se spërkatësi nuk shkakton të njëjtin efekt sikur tymoset kanabisi. Bari iu është nënshtruar testeve strikte kualitative, atyre të sigurisë dhe efikasitetit”, kanë treguar autorët e studimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori