LAJMI I FUNDIT:

Për fëmijë të gjatë, gjejeni partnerin nga larg

Për fëmijë të gjatë, gjejeni partnerin nga larg

Nëse dëshironi të keni fëmijë të gjatë, shkencëtarët ju rekomandojnë që të kërkoni partnerin i cili është lindur në një qytet tjetër ose në një tjetër regjion.

Ekspertët kanë zbuluar se prindërit të cilët kanë lindur në të njëjtin qytet kanë fëmijë mesatarisht të ulët. Por, në rast se nëna dhe babai janë rritur larg njëri-tjetrit, pasardhësit e tyre, sipas të gjitha gjasave, do të jenë me trup të gjatë.

Autorët e studimit thonë se këtu bëhet fjalë për llojllojshmërinë gjenetikë. Prindërit që vijnë nga rajone të ndryshme padyshim që kanë edhe gjene të ndryshme, për dallim nga ata që janë rritur në vend të njëjtë.

Sa më e madhe që është llojllojshmëria gjenetike, aq më të mëdha janë shanset që fëmijët të kenë gjatësi më të madhe trupore, si dhe trupi i tyre do të funksionojë më mirë duke e orientuar energjinë në rritje.


“Ky efekt është i dukshëm te fëmijët gjatë tri stadeve të bazuara në periudhën e rritjes, nga mosha gjashtë deri në 18-vjeçare”- thonë ekspertët, të cilët kanë hulumtuar gjatësinë trupore të 2.675 djemve dhe 2.603 vajzave në Poloni dhe kanë analizuar të dhënat në lidhje me gjatësinë dhe prejardhjen e prindërve të tyre.

Rezultatet kanë treguar se gjatësia trupore është e lidhur ngushtë me gjatësinë trupore të prindit dhe trashëgiminë gjenetike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori