LAJMI I FUNDIT:

Dashuria e vërtetë zvogëlon dhimbjet

Dashuria e vërtetë zvogëlon dhimbjet

Dashuria e vërtetë dhe e sinqertë mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjeve, tregojnë studimet e reja. Ky pohim mund të ndihmojë që të zbulohet se si veprojnë emocionet në regjione të ndryshme të trurit për të larguar ndjeshmërinë e pakëndshme.

“Nëse jeni dikush që për ndonjë arsye e duroni dhimbjen dhe shkoni në një ndërhyrje të dhimbshme operative, prania e personit të dashur ose vetëm shikimi i fotografisë, mund të zvogëlojë dukshëm këtë ndjeshmëri të pakëndshme”, thonë autorët e studimit.

Ata kanë analizuar 17 femra të ndryshme, të cilat kanë qenë në lidhje afatgjate. Rezultatet kanë treguar se ato kishin ndjerë më pak dhimbje kur kishin shikuar fotografitë e personave të dashur ose nëse ai personi i kishte mbajtur për dore.

Studiuesit kanë shfrytëzuar rezonancën magnetike për të përcjellë trurin e femrave, derisa ato i janë nënshtruar dhimbjes. Femrat që kishin shikuar fotografitë, kishin ndjerë më pak dhimbje, ndërsa kjo kishte qenë e efektshme në veçanti te ato femra që kishin pasur lidhje afatgjate dhe të qëndrueshme.


“Kjo tregon se sa ndikim të madh mund të ketë personi i dashur te ne”, kanë përfunduar autorët e studimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori