Kolesterina nuk është i gjithnjë e keqe. Në fakt, tipi i densitetit të lartë lipoproteinë HDL, ndihmon pastrimin e kolesterinës së dëmtuar në gjak.
Kjo substancë është një përbërës i rëndësishëm i mureve tona qelizore. Përpos kësaj kolesterina nxit prodhimin e hormoneve të ndryshme dhe të vitaminës D, e cila është e domosdoshme për ndërtimin e kockave.
Më së shumti për kolesterinë ka nevojë mëlçia, për prodhimin e acideve biliare, të cilat, si pjesë përbërëse të fshikës së tëmthit, rrjedhin përmes kalimeve të saj në drejtim të zorrëve, ku ndihmojnë në tretjen e yndyrave ushqimore, transmeton Telegrafi.
Mjekët sugjerojnë këta hapa për ngritjen e HDL-së:
Ushtrimet
Studimet kanë treguar se 30 minuta ushtrim aerobik në pesë ditë të javës, kanë shumë efekt. Në fakt, kolesterina HDL mund të rritet për 5 për qind vetëm pas dy muajve të ushtrimeve të rregullta.
Mbani peshë të shëndetshme
Nëse keni peshë të tepruar trupore, humbja, madje edhe e disa gramëve, mund t’ju ndihmojë – veçanërisht nëse kjo trashësi sillet rreth barkut!
Mos pini duhan
Pirja e duhanit ul kolesterinën e mirë HDL si dhe mund të shkaktojë ndryshime kimike. Hiqni dorë prej tij, shkyçeni njërin prej
armiqve më të mëdhenj të metabolizmit tuaj yndyror dhe përgjithësisht për zemrën tuaj dhe për enët tuaja të gjakut!
Ushqehuni me yndyra të shëndetshme. Peshku, arrat, farat, avokadoja dhe vaji i ullirit janë të pasura me yndyra të cilat mund të rrisin HDL-në si dhe të kontrollojnë pezmatimin në enët e gjakut.
Mënjanoni yndyrat që dëmtojnë
Ushqehuni me bukë nga drithërat, me fruta pemësh, perime.
Disa studime tregojnë se boronicat e kuqe gjithashtu mund të ndihmojnë në ngritjen e HDL-së tek disa njerëz.
Mos pini alkool
Rekomandimet aktuale janë që të mos konsumohen më shumë se një gotë në ditë për gratë, ndërsa një deri në dy gota për meshkujt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje