LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë simptomat e osteoporozës?

Cilat janë simptomat e osteoporozës?

Osteoporoza përgjithësisht është një sëmundje e fshehtë, nuk jep shenja për një kohë të shkurtër apo afatgjatë, megjithëse me një mjekim të përshtatshëm mund të arrihen rezultate të kënaqshme.

Rreth 30 për qind e kockës te gratë humbet 3 deri 4 vjet pas menopauzës. Nëse një person është i prekur nga sëmundja e osteoporozës, tek ai vihen re kërrusje, dhimbje të belit dhe të shpinës, ndërsa kockat më delikate janë ato të vertebrës.

Gjithashtu, janë edhe kockat e kyçit të dorës që ndikohen nga prania e sëmundjes së osteoporozës, transmeton Telegrafi.

Te lloji i dytë i osteoporozës vihet re më shumë dhimbja e kockave, ndërsa me rritjen e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të legenit. Këto lloj thyerjesh janë tepër të rrezikshme për jetën, si dhe mund ta çojnë të sëmurin drejt paralizës.


Osteoporoza mund të shkaktohet nga mungesa e fortësisë së shtresave ose dendësisë së tyre. Derisa ju plakeni, eshtrat tuaja bëhen më të dobëta, që është një proces natyral.

Mjeku juaj mund t’ju pyesë juve për simptomat dhe të bëjë ekzaminim fizik. Juve po ashtu mund t’ju kërkohet të bëni disa analiza për të kuptuar trashësinë e eshtrave tuaja (testin e dendësisë së eshtrave) si dhe riskun tuaj për frakturë.

Nëse analizat gjejnë se trashësia e eshtrave tuaja është më e vogël se normalja por nuk është osteoporozë, ju mund të keni osteopeni, një lloj më pak të ashpër të dobësimit të eshtrave.

Osteoporoza është një sëmundje kronike, megjithëse me një mjekim të përshtatshëm mund të arrihen rezultate të kënaqshme si në mirëmbajtjen e sasisë së kockave, ashtu edhe në pakësimin e simptomave që mund të shfaqen.

Megjithëse sasia e kockave të dëmtuara nuk kthehet në gjendje normale, mjekimi i duhur e ul shumë rrezikun e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Për të luftuar shfaqjen e osteoporozës është e nevojshme ajo që hamë. Për këtë duhet të ndiqet një dietë ushqyese e balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme me nevojat fiziologjike të individit.

Osteoporoza mjekohet me bisfosfonate, barna johormonale të cilat veprojnë duke penguar resorbimin e ashtit. Ata bëjnë rritjen e dendësisë së eshtrave dhe zvogëlojnë rrezikun për frakturë.

Diagnostikimi dhe mjekimi i hershëm është me rëndësi shumë të madhe në evitimin e frakturave vertebrale si dhe jovertebrale, ndërsa informatat e përgjithshme lidhur me etiologjinë, patogjenezën, lidhur me faktorët e rrezikut si dhe metodat më bashkëkohore diagnostikuese dhe terapeutike të osteoporozës si problem multidisciplinar do të evitojnë pasojat që shkaktojnë invaliditet apo edhe vdekjen e këtyre pacientëve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Pija perfekte për ta hequr yndyrën dhe për të humbur peshë më shpejt

Pija perfekte për ta hequr yndyrën dhe për të humbur peshë më shpejt

Të njohim produktet
Kalo në kategori