LAJMI I FUNDIT:

Si mund të dallojmë migrenën nga dhimbjet e tjera të kokës

Si mund të dallojmë migrenën nga dhimbjet e tjera të kokës

Së pari, i sëmuri me dhimbje koke të përsëritur të zgjatur, duhet të drejtohet te mjeku. I takon atij të bëjë diagnozën dalluese me dhembjet e kokës me natyrë tjetër, veç migrenës, Shpesh ky është një proces i vështirë, por i realizueshëm.

Janë një sërë sëmundje të tjera që shfaqen me dhembje të kokës. Të tilla janë gjendjet gripale me temperaturë, rritja e tensionit arterial dhe mjaft sëmundje të sistemit nervor si tumoret, meningjiti, hemorragjitë, dëmtime të enëve të gjakut të trurit, streset, etj.

Aktualisht përveç ekzaminimit klinik, mjeku ndihmohet edhe nga mjaft ekzaminime të tjera që bëhen edhe në vendin tonë. Këto janë analizë e gjakut, matja e tensionit të gjakut, ekzaminimi i syrit, fundit të syrit. Elektrocefalografia, skaneri dhe rezonanca magnetike. Me anën e këtyre përjashtohen shkaqet e tyre që përmendëm më lart.

Të sëmurët me migrenë vuajnë shumë nga dhembja e kokës që përsëritet shpesh. Ato e shqetësojnë mjaft, e lodhin, e lënë pa gjumë dhe e pengojnë të përqendrohet në mësime ose në punë. Në veçanti kjo ndodh në ata që nuk mjekohen mirë. Në fakt të sëmurët me migrenë kanë më shumë vuajtje sesa mund të kenë ndërlikime. Këto të fundit janë më të rralla dhe më pak të qëndrueshme. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori