LAJMI I FUNDIT:

Afria shtyn pubertetin

Afria shtyn pubertetin

Marrëdhëniet me familjen, posaçërisht me babanë, mund të ndikojnë në kohën e hyrjes në pubertet, ka dëshmuar një studim i bërë me 173 vajza, me ç'rast është ndjekur zhvillimi i tyre prej moshës së kopshtit deri në klasën e shtatë.

Vajzat të cilat deri në moshën pesë vjeçe kanë pasur raporte të ngushta, pozitive, me prindërit, në pubertet kanë hyrë më vonë, në krahasim me moshataret të cilat nuk kanë qenë aq të afërta me nënën dhe me babanë. Për më tepër, shkencëtarët kanë konstatuar se shkalla e pjesëmarrjes së babait në kujdesin për vajzën është faktori më i rëndësishëm për kohën kur ajo do të hyjë në pubertet.

Puberteti shfaqet më vonë te vajzat baballarët e të cilëve në mënyrë aktive janë kujdesur për to, të cilët e kanë ndihmuar nënën dhe të cilët me nënën kanë pasur raporte pozitive. Ndërkaq vajzat të cilat janë rritur pa baba ose në marrëdhënie relativisht të çrregulluar në pubertet hyjnë më herët.


Një nga shpjegimet biologjike të kësaj dukurie është se vajzat që nuk kanë baba u eksponohen meshkujve të tjerë – njerkut ose mikut të nënës – dhe eksponimi i feromoneve që prodhojnë meshkujt e rritur përshpejton pubertetin. Vajzat që jetojnë me baballarët biologjikë dhe në mjedis pozitiv u eksponohen feromoneve të babait dhe në njëfarë mënyrë janë të mbrojtura nga puberteti, ndoshta si mekanizëm natyror i shmangies së incestit.

Megjithatë, më e habitshme është rëndësia e rolit të babait në zhvillimin e vajzës, duke pasur parasysh faktin se përgjithësisht është menduar që kujdesi i nënës ndikon më tepër në zhvillimin e fëmijës sesa pjesëmarrja e babait në kujdesin për të. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori