Angioplastikës zakonisht i nënshtrohen personat me dhembje të shpeshta gjoksi (anginë) që nuk mund të kontrollohet me barna; personat që kanë të dokumentuar ngushtimin e një apo më shumë të arterieve koronare, personat në fazën akute të infarktit të miokardit.
Arteria duhet të jetë e përshtatshme për angjioplastikë. Angjioplastika nuk është e arsyeshme në rast se nuk evidentohet zvogëlimi i rrjedhjes së gjakut pas ngushticës; në raste kur vetëm rajon i vogël i muskulit të zemrës është i rrezikuar dhe personi nuk ka dhembje të cilat ia kufizojnë aktivitetin e përditshëm; kur personi është në rrezik të ketë komplikime apo të vdes gjatë angjioplastikës për shkak të problemeve tjera shëndetësore; nëse anatomia e arterieve koronare e bënë këtë metodë të papërshtatshme dhe tepër të rrezikshme duke kompromituar rezultatet e procedurës.
Pra, me angjioplastikë mënjanohet dhembja në gjoks dhe përmirësohet rrjedhja e gjakut drejt muskulit të zemrës. Nëse shfaqet ristenoza mund të ketë nevojë për përsëritje të procedurës apo për bajpas, transmeton Telegrafi.
Kur angjioplastika kombinohet me stent dhe disa medikamente suksesi afatshkurtër arrihet në rreth 96% deri 99%. Kurrë nuk duhet harruar se gjatë angioplastikës apo menjëherë pas saj pacienti mund të vdes për shkak të komplikimeve!
Bajpasi duket se ende është zgjedhje më e mirë për disa grupe të sëmurësh: me moshë mbi 75 vjet, te të sëmurit nga diabeti dhe te ata me pllaka të gjëra aterosklerotike si dhe te ata që kanë funksion dukshëm të dobësuar të zemrës.
Në përgjithësi, sa më e përparuar të jetë ateroskleroza e arterieve koronare, më shumë përfitohet nga intervenimi kirurgjik se sa nga angjioplastika.
Angjioplastika koronare kryhet në një ambient special, që quhet Laboratori i Kateterizimit të Zemrës. Nën anestezi lokale, nëpërmjet arteries së gjakut në zonën rrëzë kofshës, futen disa tuba të hollë plastikë (kateterë), të cilët përparohen nëpër sistemin e enëve të gjakut deri në afërsi të zemrës, nga ku marrin origjinën arteriet koronare, enët të cilat furnizojnë me gjak muskulin e zemrës.
Fillimisht nëpërmjet injektimit të një lënde kontrasti arteriet koronare bëhen të dukshme nën rrezatimin X, nga ku vlerësohet lokalizimi dhe shkalla e bllokimit të tyre. Ena e bllokuar hapet nëpërmjet pozicionimit dhe më pas fryrjes së një baloni, i cili kalohet nëpërmjet kateterit në nivelin e bllokimit.
Në shumicën e rasteve, kjo pasohet nga vendosja në këtë nivel e një pajisjeje metalike speciale të quajtur Stent (rrjeta metalike në formë të ngjashme me sustën e një stilolapsi), e cila qëndron si armature brenda enës së gjakut dhe e mban të hapur atë, duke mundësuar kështu vazhdimësinë e qarkullimit normal të gjakut në këtë enë.
Angjioplastika Primare rivendos qarkullimin normal të gjakut në arterien e bllokuar në mbi 90% të rasteve. Pacientët me infarkt akut të miokardit, të cilët i nënshtrohen Angjioplastikës Primare brenda 12 orëve nga shpërthimi i ankesave, përfitojnë maksimalisht në lidhje me sasinë e muskulit kardiak të shpëtuar.
Studimet e 20 viteve të fundit kanë provuar se Angioplastika Koronare Primare ul shkallën e vdekshmërisë dhe përsëritjes së infarktit të miokardit deri në shkallën 40%.
Komplikacionet mekanike të infarktit akut të miokardit, si p.sh. çarja e murit të zemrës pas infarktit, ulet deri në 80% krahasuar me trombolizën farmakologjike (shkrirjen e trombit me anë të medikamenteve).
Gjithashtu nëpërmjet angioplastikës koronare përveçse riparohet shkaku fillestar i bllokimit të enës së gjakut (pllaka aterosklerotike), merret edhe informacion i plotë mbi gjendjen e enëve të tjera koronare. Kjo e fundit mundëson përllogaritjen e rrezikut për kriza të tjera të zemrës si dhe përcaktimin e strategjisë më të përshtatshme për trajtimin e mëtejshëm.
Kujdes! Mos prisni më shumë se disa minuta për të njoftuar shërbimin e urgjencës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje