Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike është bërë përurimi i instalimit të sistemit të ri të oksigjenit për Njësinë e Neonatologjisë, ndërkaq tash e tutje stafi shëndetësor do ta ketë më të lehtë t’i trajtojë foshnjat e lindura para kohe.
Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi me këtë rast theksoi se në bazë të dhënave të vitit 2009, në Kosovë është shënuar rënie e vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave dhe mbi 95 % e shtatzënave lindin në institucionet shëndetësore me përkujdesje profesionale.
“Është e vërtetë se MSH i bën politikat shëndetësore dhe ka rol qendror në zhvillimin e mjekësisë dhe sistemit shëndetësor, por ndryshimet ndodhin pikërisht në këto salla, në dhomat e pacientëve, në klinikat, në njësitë për kujdes intensiv”, theksoi Bukoshi
Emma Gjemnica, drejtoreshë e Fondit për Nëna dhe Foshnje të shëndosha tha se duke parë nevojat e mëdha që ka shërbimi i neonatologjisë dhe kushtet e vështira të punës, kanë vendosur që të investojnë me ndihmën e donatorëve 500 mijë euro në instalimin e sistemit të ri të oksigjenimit, ndërsa pwr kwtw falendwroi shkollën e Dartmunthit që kanë kontribuar për këtë projekt .
Ndërkaq, Shefqet Lulaj, drejtor i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, shpjegoi se deri tani në mungesë të një sistemi të mirëfilltë të oksigjenit, ka pasur vështirësi në punë dhe nuk janë plotësuar nevojat e këtij shërbimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit