LAJMI I FUNDIT:

Acidet trans-yndyrore dhe infarkti në zemër

Acidet trans-yndyrore dhe infarkti në zemër

Studimet e reja amerikane nga Universiteti i Karolinës së Veriut, kanë gjetur një lidhje në mes të konsumimit të acideve trans-yndyrore dhe incidentës së sulmeve në zemër.

Gjatë analizës së 87 230 grave të pas-menopauzës të moshës nga 50 deri në 79 vjet, të cilat janë përcjellë gjatë një periudhe prej 7.6 vitesh, është vërejtur se sulmet në zemër janë për 30% më të shpeshta te gratë të cilat në ditë konsumojnë rreth 7 gramë acide trans-yndyrore, në raport me ata të cilat kanë konsumuar më së shumti 1 gram.

Sa i takon konsumimit të përgjithshëm të yndyrave, gratë të cilat kanë marrë 86 gram yndyra në ditë kanë qenë 40% më të prirë për infarkt në zemër se sa ata që kanë marrë 26 gram në ditë.

Është e njohur se acidet trans-yndyrore, të cilat krijohen gjatë procesit të hidrogjenizimit të vajrave bimore, ulin nivelin e kolesterolit HDL, ngrenë nivelin e inflamacioneve, shkaktojnë probleme në endotelin e enëve të gjakut dhe paraqesin faktor rreziku për prekje nga sëmundjet kardiovaskulare. Konsumimi ditor i tyre nuk duhet të tejkalojë 1% të energjisë së përgjithshme të futur në organizëm. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori