LAJMI I FUNDIT:

Prirja për ëmbëlsira mund të çojë në depresion

Prirja për ëmbëlsira mund të çojë në depresion

Hulumtimet e fundit të shkencëtarëve amerikanë bëjnë të ditur se fëmijët me prirje të mëdha për ëmbëlsira kanë më shumë gjasa për të vuajtur nga depresioni, ndërsa në moshë të shtyrë edhe nga problemet e lidhura me konsumimin e tepërt të alkoolit.

Revista shkencore “Addiction” shkruan se rezultatet e fituara mund të shpjegohen me aktivizimin e të njëjtave mekanizma në tru, si ato të lidhura me kënaqësinë në ushqimin e ëmbël dhe alkoolin.

Në studim kanë marrë pjesë 300 fëmijë të moshës nga 5 deri 12 vjet. Testimi ka treguar se prirja për ushqime dhe pije të ëmbla, është njëjtë e lidhur me prirjet për simptomat e depresionit.

Krahas kësaj, kjo dukuri ka qenë më e shprehur te fëmijët të cilët kanë më shumë anëtarë të familjes që e kanë tepruar me konsumimin e alkoolit./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori