LAJMI I FUNDIT:

Vitaminat mbrojnë duhanpirësit

Vitaminat mbrojnë duhanpirësit

Shkencëtarët nga Instituti Pulmunologjik në Albuquerque, New Mexico, bëjnë të ditur se dozat e larta të vitaminave mund të luftojnë kancerin e mushkërive, i cili paraqitet më së shumti te duhanpirësit.

Konsumimi i sasive të mëdha të vitaminave, veçanërisht karotenoideve dhe acidit folik, e ul shkallën e metilimit të gjeneve në qelizat e epitelit të mushkërive.

Zakonisht janë tetë gjene të cilat goditen gjatë paraqitjes së kancerit të mushkërive, ndërsa metilimi i godet ata në periudhat më të ndjeshme të ndarjes së qelizave.

Por duket se këtij mekanizmi të dëmshëm për 17% i shmangen duhanpirësit të cilët konsumojnë perime, 16% ata të cilët konsumojnë së paku 750 µg acid folik dhe 43% ata të cilët vazhdimisht konsumojnë preparate me multivitamina./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori