LAJMI I FUNDIT:

Kafeina ka ndikim më të fortë te djemtë

Kafeina ka ndikim më të fortë te djemtë

Është zbuluar se kafeina ka veprim më të fortë te djemtë sesa te vajzat. Po ashtu, është zbuluar se gjithnjë e më shumë të rinj konsumojnë lëngjet që përmbajnë kafeinë.

Një studim i ri ka treguar se po rritet numri i fëmijëve dhe të rinjve që konsumojnë kafe, si edhe pije të tjera që përmbajnë kafeinë. Rrezikshmëria e kësaj është se kafeina ka efekt të dëmshëm mbi trupin e tyre, i cili është ende duke u rritur.

Në studim janë përfshirë fëmijët dhe të rinjtë, të moshave ndërmjet 12 dhe 17 vjeç, ndërsa është përcjellë konsumimi i pijeve që përmbajnë kafeinë.

Është zbuluar se djemtë, nën ndikimin e kafeinës qëndrojnë më gjatë përpara kompjuterit për të përfunduar lojërat, ndërsa te vajzat nuk është vërejtur një efekt i tillë.


Duke qenë se më herët është vërtetuar që kafeina ndikon negativisht në gjumë dhe mësim te tinejxherët, autorët nga Universiteti i Buffalos u rekomandojnë prindërve që të kenë kujdes në sasinë e lëngjeve me kafeinë që konsumojnë fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori