LAJMI I FUNDIT:

90% të njerëzve nuk i dinë pasojat e dhjamit të abdomenit

90% të njerëzve nuk i dinë pasojat e dhjamit të abdomenit

Afro nëntë në çdo dhjetë persona të anketuar nuk kanë qenë të vetëdijshëm për pasojat e dëmshme që shkakton indi yndyror i vendosur në zonën e abdomenit.

Hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë 12 mijë evropianë ka treguar se shumica e njerëzve nuk janë të informuar se ky ind dhjamor ndikon negativisht në funksionimin e organeve të brendshme si dhe rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit të llojit 2 si dhe sëmundjeve të zemrës.

Rezultatet kanë treguar edhe se informimi më i mirë te shumica e personave të studiuar, ka çuar edhe te ulja e masës trupore.

Hulumtuesit shtojnë se indi yndyror i vendosur në abdomen, lidhet me zhvillimin e proceseve inflamatore, të cilat çojnë në dëmtimin e enëve të gjakut, ndërsa duke ndikuar në mëlçi, ndryshojnë proceset e zbërthimit të karbohidrateve dhe yndyrave në organizëm./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori