LAJMI I FUNDIT:

Me antioksidues kundër gripit

Me antioksidues kundër gripit

Bindja se shpimi (duke marrë vaksinë) është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga gripi tashmë ka rënë në ujë, pasi shkencëtarët amerikanë nga University of Alabama kanë pohuar se antioksiduesit mund të pengojnë virusin e gripit në përpjekjen e tij për të dëmtuar mushkëritë.

Në të vërtetë kur vuajmë nga gripi një proteinë specifike dëmton mushkëritë duke hapur rrugë për ndezje të tyre dhe infeksione të tjera. Por, kur qelizat e prekura me virusin e gripit trajtohen me antioksiduesin glutation, proteinës i pamundësohet veprimi dëmtues.

Trupi i njeriut është i aftë të sintetizojë glutationin, por duhet të konsumohet sasi e mjaftueshme e lëndëve ushqyese të pasura me sulfur, si qepë, hudhër, tagji, fruta arrore, brokoli, lakër dhe të ngjashme.

Autorët e studimit mendojnë se edhe antioksidues të tjerë mund të kenë efekt të ngjashëm, por për të dëshmuar këtë duhen edhe studime të tjera shtesë./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori