LAJMI I FUNDIT:

Koenzimë Q10 për të mbipeshët

Koenzimë Q10 për të mbipeshët

Konsumimi i koenzimës Q10 në sasi shtesë mund të parandalojë ose ngadalësojë zhvillimin e mëlçisë yndyrore që shkaktohet nga obeziteti (mbipesha), tregojnë studimet më të fundit.

Në fakt studimet të cilat janë bërë në minj, të cilët kanë konsumuar ushqim të pasur me yndyra dhe fruktozë krahas sasive shtesë të koenzimës Q10, kanë treguar se ata kanë pasur nivel më të ulët të markerëve të ndezjes dhe markerëve të stresit metabolik në mëlçinë e tyre, krahasuar me minjtë të cilët kanë ngrënë vetëm ushqim yndyror.

Kjo është edhe një në listën e studimeve të cilët dëshmojnë ndikimin pozitiv në organizëm të koenzimës Q10. Deri tash kjo substancë është treguar efektive te personat të cilët kanë pasur sulme në zemër ose vuajnë nga hipertensioni./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori