LAJMI I FUNDIT:

Lëvorja e pishës e mirë për shëndetin e syve

Lëvorja e pishës e mirë për shëndetin e syve

Ekstrakti nga lëvorja e pishës është treguar një ilaç i shkëlqyeshëm në luftën kundër retinopatisë diabetike, respektivisht përkeqësimit të shikimit si pasojë e sheqerit të lartë në gjak.

Hulumtuesit italian të Universitetit G D’Annunzio kanë eksperimentuar personat që vuajnë nga diabeti të cilët kanë retinopati fillestare, ndërsa pas konsumimit dymujor të ekstrakteve të lëvores së pishës, është vërejtur përmirësim i shikimit.

Mprehtësia e shikimit te retinopatia humbet për shkak të kapilarëve të dëmtuar dhe çrregullimit të qarkullimit të gjakut në enët e vogla të syrit dhe si pasojë e rrjedhjes së gjakut në retinë.

Nëse përdoret shumë herët, në fazën fillestare të retinopatisë, ekstrakti i lëvores së pishës mund të jetë shumë ndihmues në eliminimin e efekteve të padëshiruara, respektivisht përmirëson qarkullimin dhe ul ënjtjen./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori