LAJMI I FUNDIT:

Tharmet kundër-alergjike

Tharmet kundër-alergjike

Shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit janë pranë prodhimit të një bari potencial kundër alergjive sezonale, ndërsa këtë radhë nuk bëhet fjalë për ndonjë substancë specifike kimike, por për tharmet.

Marrja ditore e 500 miligramëve të tharmit të modifikuar Saccharomyces cerevisiae, në periudhë 12 javore, ka shkurtuar kohëzgjatjen e simptomave të alergjive sezonale për 12 ditë.

Duke qenë se riniti alergjik (përfshirja e mukozës së hundës nga reaksioni alergjik) paraqitet te ¼ e njerëzve në vendet e zhvilluara, veprimi i efektshëm i materieve tërësisht natyrale dhe të padëmshme mbi sistemin imunitar, është përshëndetur nga shumica e shkencëtarëve, ndërsa njëherit është duke u provuar të prodhohen edhe produkte komerciale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori