LAJMI I FUNDIT:

Gashi nënshkroi Udhëzimin Administrativ për kontrollin e cilësisë së barnave

Gashi nënshkroi Udhëzimin Administrativ për kontrollin e cilësisë së barnave

Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, nënshkroi të premten Udhëzimin Administrativ mbi kontrollin e cilësisë së produkteve mjekësore të plasuara në Republikën e Kosovës.

Ky udhëzim ka për qëllim sigurimin e një baze rregullative për kontrollin e kualitetit të produkteve mjekësore në Kosovë, i cili përcakton autoritetin kompetent, procedurën, karakterin dhe kushtet për kontrollin e cilësisë së produkteve mjekësore të plasuara në Republikën e Kosovës.

Me këtë udhëzim përcaktohet mënyra e kontrollit të cilësisë së produktit si dhe mënyra e regjistrimit të procedurave të kontrollit të cilësisë dhe njëherit vihet ligjshmëria për herë të parë në kontrollin e cilësisë së barnave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori