LAJMI I FUNDIT:

Vera e bardhë dëmton dhëmbët

Vera e bardhë dëmton dhëmbët

Konsumimi i rregullt i verës së bardhë mund të sjellë deri te dëmtimi i dhëmbëve, njoftojnë shkencëtarët gjermanë pranë Universitetit Johannes Gutenberg në Mainz.

Këta hulumtues thonë se si shkaktar të lëndimit të dhëmbëve nuk është prejardhja, viti i prodhimit apo përqendrimi i alkoolit, porse faktori pH i verës së bardhë dhe kohëzgjatja e kontaktit me dhëmbët.

Revista “Nutritional Research” njofton se vera e bardhë ka dukshëm efekt më të madh negativ te dhëmbët në krahasim me verën e zezë.

Për këtë arsye, autorët e studimit rekomandojnë që konsumimi i verës së bardhë të kombinohet me djathë, sepse kalciumi (i pranishëm në djathë) mund të pengojë dëmtimin smaltit të dhëmbëve. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori