Të premten në Prishtinë mbahet sot Simpoziumi i katërt ndërkombëtar i Kirurgjisë së Përgjithshme me moton "Kirurgjia moderne në Kosovë, e mundshme".
Në hapjen solemne të këtij simpoziumi ka marrë pjesë ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, zëvendës-ambasadori i Ambasadës gjermane në Kosovë, Eckart Blaurock, dhe personalitet të tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Ministri Gashi ka inkurajuar vazhdimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e shëndetësisë, përkatësisht midis Qendrës Klinike Universitare të Kosovës me Qendrën Klinikë Universitare të Manheimit.
Ai ka kërkuar nga autoritetet e kësaj qendre që një ekip profesionistësh të saj të qëndrojnë në kontinuitet në QKUK për t’i ndihmuar kolegët e tyre kosovarë në përvetësimin e teknikave moderne të Kirurgjisë së Përgjithshme.
Gashi, gjithashtu, i ka dhënë mbështetje edukimit të vazhduar specialistik të kuadrit kosovar, ndërkohë që ka falënderuar profesorin Shkegro nga Zagrebi, pasi një numër i konsideruar i kirurgëve kosovarë i kanë kryer specializimet e tyre në Qendrën “Rebro” të Zagrebit.
Zëvendës-ambasadori i Republikës së Gjermanisë në Kosovë, Eckart Blaurock, ka riafirmuar bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve edhe në shëndetësi në kuadër edhe të nismave të ndryshme të Paktit të Stabilitetit.
Gjatë këtij simpoziumi janë transmetuar përmes Qendrës së Telemjekësisë së Kosovës disa ndërhyrje kirurgjike të bëra në Qendrën Klinike Universitare në spitalet e tjera të vendit.
Kirurgët e lëmive të ndryshme ndërkaq, kanë marrë pjesë në diskutime të ngjeshura lidhur me zhvillimin e metoda të reja në kirurgji dhe mënyrat e implementimit të tyre praktik.
Simpoziumi është mundësuar nga Pakti i Stabilitet për Evropën Juglindore, Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe Qendra Klinike Universitare e Manheimit nga Gjermania. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës