LAJMI I FUNDIT:

Antioksiduesit dhe diabeti

Antioksiduesit dhe diabeti

Një studim i realizuar në Australi sugjeron se konsumimi i antioksiduesve (proteina nga ushqimi të cilat pamundësojnë dëmtimin e qelizave) mund të shtojë rreziqet për zhvillimin e diabetit tip 2.

Shkencëtarët nga Universiteti Monash në Melburn kanë bërë eksperimente në minj laboratorikë, të cilat kanë treguar se konsumimi i tepruar i antioksiduesve mund të sjellë deri te zhvillimi i rezistencës në insulinë, që është një shenjë e hershme paralajmëruese e diabetit.

Studimi i botuar në revistën “Cell Metabolism” sugjeron se edhe pse antioksiduesit ofrojnë mbrojtje nga stresi oksidues (nga radikalet e lira)- megjithatë në sasi të mëdha ato mund ta çrregullojnë baraspeshën e nevojshme të organizmit dhe mund të dobësojnë mekanizmat natyrorë të cilët pengojë zhvillimin e diabetit./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori