LAJMI I FUNDIT:

Ndahet çmimi Nobel për mjekësi

Ndahet çmimi Nobel për mjekësi

Elizabeth Blackburn nga Universiteti i Kalifornisë, së bashku me Carol Greider nga Universiteti Johns Hopkins dhe Jack Szostak Instituti Mjekësor Howard Hughes, janë fituesit e sivjetmë të çmimit Nobel për mjekësi.

Tre shkencëtarët do të ndajnë rreth një milionë euro (1.4 milionë dollarë) për zbulimin e tyre se si janë të mbrojtura kromozomet.

Treshja ka zbuluar se telomeret (pjesë të kromozomit) dhe enzima telomerazë i mbrojnë kromozomet gjatë ndarjes së qelizave.

Brenda kësaj jave do të ndahen edhe çmimet Nobel për fizikë, kimi, letërsi dhe paqe.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori