Të martën në Prishtinë është mbajtur një sesion lidhur me përgjigjen klinike ndaj pandemisë së Gripit A (H1N1), organizuar nga Banka Botërore.
Ky sesion ka qenë interaktiv dhe ka pasur lidhje direkte të të pranishmëve në Prishtinë me ekspertë mjekësorë nga Britania e Madhe, duke adresuar mënyrat e diagnostikimit dhe menaxhimit klinik të rasteve të prekura nga Gripi A (H1N1).
Nga Prishtina, sesioni është drejtuar nga Nedim Jaganjac, specialist i lartë i shëndetit nga Banka Botërore, ndërsa udhëheqës nga Britania i sesionit ka qenë Kevin Rooney, specialist në Anesteziologji dhe mjekimin intensive në Royal Alexandra Hospital në Paisley-Skoci. Gjatë sesionit, lidhje e debate janë bërë edhe me Shqipërinë, Kroacinë, Bosnjë Hercegovinën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë e Turqinë.
Pjesëmarrës nga Qendra Emergjente dhe Klinika Infektive e QKUK-së, kanë trajtuar së bashku me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë katër tema kryesore: menaxhimin klinik të rasteve me H1N1, gatishmërinë e spitaleve, ndikimi në shëndetin animal, komunikimi dhe zbutja e rrezikut.
Një sesion tjetër do të mbahet edhe nesër, ndërsa kjo po zhvillohet në kuadër të një misioni të Bankës Botërore, i cili po qëndron në Kosovë për disa ditë për të mbikëqyrë situatën rreth kontrollit të Gripit A (H1N1) dhe përgjigjen ndaj pandemisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti