LAJMI I FUNDIT:

Vaji i ullinjve mbron cilësinë e ushqimit

Vaji i ullinjve mbron cilësinë e ushqimit

Në një studim të fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se antioksiduesit e grupit të polifenoleve, të cilat janë pjesë të vajit të ullirit, mbrojnë cilësitë e mishit dhe produkteve të tij.

Listës së gjatë të efekteve pozitive dhe veprimeve parandaluese të ullinjve dhe vajit të ullirit, shkencëtarët australianë dhe argjentinas, pas një studimi të përbashkët, ia kanë shtuar edhe një efekt tjetër.

Proceset po thuajse të pashmangshme të oksidimit, të cilët shkaktojnë prishjen e shijes, aromës, ngjyrës dhe cilësisë së ushqimit, prodhuesit i luftojnë duke shuar antioksidues. Deri së fundi janë përdorur antioksiduesit sintetik BHA (butilhidroksianizol) dhe BHT (butilhidroksitoluen), por përdorimi i tyre gjithnjë e më pak zvogëlohet, paralelisht me gjetjen e antioksiduesve natyrorë.

Antioksiduesit natyrorë si ekstraktet bimore, tokoferoli (vitamina E) dhe acidi askorbik (vitamina C), gjithnjë e më shumë preferohen si zgjidhje për zgjatjen dhe ruajtjen optimale të ushqimit.


Atyre iu bashkohet edhe oleuropeina dhe metaboliti i tij, hidroksi-tirozoli, nga vaji i ullirit, si antioksidues shumë të fuqishëm. Sipas rezultateve të fundit, shtimi i tyre zvogëlon oksidimin e yndyrave për 63-83% te mishi i viçit dhe ruan kualitetin e tij.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori