LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i ushtrimeve në shëndet varet nga gjinia

Ndikimi i ushtrimeve në shëndet varet nga gjinia

Të dhënat e grumbulluara nga 15.000 pjesëmarrës në një studim, tregojnë se gjinia ka rëndësi të madhe në efektin e ushtrimeve trupore, njoftojnë shkencëtarët amerikanë.

Journal of Lipid Research” shkruan se ushtrimet javore prej 30 minutash me intensitet mesatar, ndikojnë në rritjen e nivelit të ‘kolesterolit të mirë’ (HDL), dhe njëkohësisht vjen deri te zvogëlimi i pranisë së triglicerideve në gjak- te të dyja gjinitë.

Por studimi, i realizuar nga shkencëtarët pranë Universitetit të North Carolinas, ka treguar se kjo sasi dhe ky intensitet ushtrimesh, kishte ndikuar në uljen e nivelit të ‘kolesterolit të keq’ (LDL-kolesterolit, përgjegjës për formimin e shtresave të rrezikshme në enët e gjakut) vetëm te femrat.

Ekspertët pohojnë se kjo ndodh për arsye të dallimeve hormonale ndërmjet gjinive.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori