LAJMI I FUNDIT:

Mbipesha dhe kanceri i prostatës

Mbipesha dhe kanceri i prostatës

Meshkujt e rritur të cilët në moshë të re grumbullojnë kilogramë të tepërt janë më të rrezikuar që të sëmuren nga kanceri i prostatës, njoftojnë shkencëtarët nga universiteti i Havait.

Studimet e deritanishme në lidhje me ndikimin e mbipeshës në zhvillimin e kancerit të prostatës kanë qenë kontradiktore.

Por, rezultatet e reja të publikuara në revistën “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”, kanë treguar se grumbullimi i kilogramëve te meshkujt e rritur me moshë të re, shton rrezikun për zhvillimin e kancerit të prostatës, edhe atë formës më agresive të kësaj sëmundjeje.

Të dhënat nga ky studim janë grumbulluar pas hulumtimeve te 84.000 pjesëmarrës të moshave të ndryshme.


Deri më tani, dihet se mbipesha paraqet faktor rreziku edhe për disa lloje tjera të kancerit, duke përfshirë kancerin e zorrës së trashë dhe kancerin e gjirit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori