LAJMI I FUNDIT:

Oksikolesteroli dëmtuesi më i madh i zemrës

Oksikolesteroli dëmtuesi më i madh i zemrës

Njerëzit të cilët kujdesen për shëndetin e tyre e dinë se LDL-kolesteroli i ashtuquajtur ‘i keq’ mund të shtojë rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Por, shkencëtarët së fundi kanë treguar se edhe një lloj kolesteroli, oksikolesteroli, paraqet kërcënim të madh për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Edhe pse pak i njohur, oksikolesteroli krijohet gjatë reaksionit të yndyrave dhe oksigjenit, për shembull gjatë fërgimit të mishit. Ushqimi i fërguar dhe i përpunuar, veçanërisht ushqimi i shpejtë, përmban sasi të larta të oksikolesterolit.

Shkencëtarët thotë se oksikolesteroli ul elasticitetin e arterieve dhe nxit krijimin e arterosklerozës dhe atë shumë më fuqishëm se sa këtë e bën LDL kolesteroli.


Për këtë arsye, për shëndetin e zemrës, më së miri është të kufizohet konsumimi i ushqimit të pasur me oksikolesterol, si dhe duhet të konsumoni sa më shumë ushqim të pasur me antioksidues, si pemë dhe perime.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori