LAJMI I FUNDIT:

Sistemi imun mbron kancerin

Sistemi imun mbron kancerin

Sistemi imun i njeriut i detekton qelizat kancerogjene që në ditët e para të formimit të tumorit, por jo për t’i sulmuar ato, siç është menduar deri tash, por për t’i mbrojtur, si çdo qelizë tjetër të organizmit.

Hulumtimet e fundit në Universitetin Pierre et Marie Curie, kanë arritur në përfundim se paraqitja e qelizave të para kancerogjene nxit një reaksion te qeliza të caktuara të sistemit imunologjik, limfocitet T, të cilat shpejt drejtohet kah kanceri dhe i detektojnë qelizat e kancerit si normale.

Këto qeliza imunologjike rregullatore plotësisht e bllokojnë veprimin e limfociteve tjera efektore, duke penguar sulmimin dhe zhdukjen e qelizave kancerogjene.

Shkencëtarët kanë treguar se në mungesës së limfociteve T rregullatore, në takimin e parë me sistemin imun, qelizat kanceroze e aktivizojnë mbrojtjen imunologjike (limfocitet efektore) dhe ndihmojnë në zhdukjen e kancerit.


Andaj kontrollimi i T-qelizave rregullatore do të duhej të jetë caku kryesor i studimeve drejt zhvillimit të një terapie efektive kundër kancerit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori