LAJMI I FUNDIT:

Alkooli faktor i paraqitjes së kancerit

Alkooli faktor i paraqitjes së kancerit

Alkoolistët janë një grup i rrezikuar nga shumë sëmundje dhe sipas studimeve të fundit ata janë dyfish të rrezikuar të preken nga disa lloje të kancerit.

Hulumtimi ka treguar se më të prekur janë ata që dëshirojnë të konsumojnë pije të forta alkoolike ose birrë, ndërsa ata që preferojnë verën janë më pak të rrezikuar nga karcinomat.

Gjatë hulumtimeve është gjetur edhe një lidhje e qartë në mes të alkoolistëve të rëndë dhe shtatë llojeve të karcinomave, mes tyre edhe kancerit të vezorëve, mëlçisë dhe mushkërive.

Megjithatë konsumimi i alkoolit me kontroll, ose më pak se një gotë në ditë, si dhe konsumimi i verës nuk kanë qenë faktorë që lidhen me paraqitjen e karcinomave. Sipas shkencëtarëve alkoolizmi është lidhur edhe me kancerin në lukth, zorrë, pankreas dhe prostatë.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori