LAJMI I FUNDIT:

Vitamina A, E dhe likopeni mbrojnë zemrën

Vitamina A, E dhe likopeni mbrojnë zemrën

Vitaminat A dhe E, likopeni dhe beta-karoteni janë treguar mjaft të dobishme në parandalimin e arterosklerozës.

Rezultatet e një studimi ku kanë marrë pjesë 117 persona me arterosklerozë të zhvilluar, 232 persona me simptoma që tregojnë shenja të fillimit të arterosklerozës dhe 291 persona të shëndoshë, tregojnë se konsumimi adekuat i vitaminave A dhe E, si dhe likopenit dhe beta-karotenit, luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e arterosklerozës.

Autorët e studimit mendojnë se ndikimi mbrojtës i substancave të sipërpërmendura qëndron në vetinë e tyre të fuqishme antioksiduese, që pengon krijimin e pllakëzave arterosklerotike.

Shkencëtarët po ashtu kanë vërtetuar se personat me arterosklerozë kanë një indeks më të madh të masës trupore, shtypje më të lartë të gjakut si dhe nivel të rritur të kolesterolit të përgjithshëm dhe atij LDL (të keq).


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori