LAJMI I FUNDIT:

Skuqja nga alkooli dhe karcinoma e ezofagut

Skuqja nga alkooli dhe karcinoma e ezofagut

Skuqja e cila paraqitet pas konsumimit të alkoolit nuk paraqet vetëm "turp", por njëkohësisht tregon edhe rrezik për zhvillimin e karcinomës së ezofagut.

Kjo skuqje mund të përcillet me mundim dhe rrahje të shpejta të zemrës, ndërsa supozohet se vjen si pasojë e mungesës së enzimës ALDH2 (mungesa e të cilës është e trashëguar, ndërsa më shpesh paraqitet te banorët e Azisë Lindore- Japoni, Kinë, Kore etj.).

Mungesa e kësaj enzime shkakton probleme në metabolizimin e alkoolit, kështu që në organizëm grumbullohet acetaldehidi.

Personat të cilët kanë mungesën e enzimës ALDH2 janë për 6-10 herë më të rrezikuar nga karcinoma e ezofagut nëse pinë çdo ditë alkool, shkruan revista mjekësore “PLoS Medicine”.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori