LAJMI I FUNDIT:

Vitamina D mbron nga infeksionet bakterore

Vitamina D mbron nga infeksionet bakterore

Shtatzënat me nivel më të ulët të vitaminës D në gjak janë më të rrezikuara që të zhvillojnë vaginozë bakterore (infeksion i shpeshtë i vagjinës, i cili shton rrezikun për lindjen e parakohshme të foshnjës).

Besohet se roli i vitaminës D në parandalimin e infeksioneve bakteriale bazohet në aftësinë e kësaj vitamine që ta rregullojë prodhimin dhe funksionimin e substancave antibakterore, të cilat pastaj i ndihmojnë sistemit imun që të luftojë kundër infeksioneve të padëshirueshme.

Studimi i botuar në revistën “Journal of Nutrition” tregon arsyen pse femrat jugafrikane të cilat kanë mungesë të vitaminës D, vuajnë tri herë më shumë nga vaginozat bakterore në krahasim me femrat e vendeve tjera.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori